Në spitalin e Beratit janë paraqitur tre raste me simptoma të njëjta me ato të fruthit. Mësohet se një djalë i moshës 17-vjeçare dhe dy infermierë janë shtruar në repartin e infektivit të Beratit.
Pacientët kanë kryer analizat, të cilat do të dërgohen në Tiranë për të përcaktuar nëse janë të prekur ose jo nga fruthi. Aktualisht gjendja e tyre paraqitet e normalizuar megjithëse shfaqin temperaturë të larte herë pas here./abcnews.al