Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fruta me pesticide nga Greqia/ AKU: Është bllokuar sasia e importuar

schedule16:13 - 24 Shtator, 2025

schedule 16:13 - 24 Shtator, 2025

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar praninë mbi normë të mbetjeve të pesticideve në dy produkte të importuara nga Greqia: pjeshkë dhe rrush të kuq francez. Të dy produktet janë klasifikuar me risk për shëndetin e njeriut dhe janë raportuar menjëherë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore RASFF.

Gjatë kontrolleve zyrtare, pjeshkat e importuara nga Greqia rezultuan me mbetje të pesticidit Phosmet në nivele të tejkaluara nga normat e lejuara. Operatori i biznesit ushqimor është urdhëruar të njoftojë të gjitha subjektet ku është shpërndarë produkti dhe të organizojë kthimin e tij në rast se është ende në gjendje. Në një tjetër rast, rrushi i kuq francez i importuar po ashtu nga Greqia, u analizua dhe rezultoi me pesticidin Propamocarb mbi normat e lejuara.

Ky produkt u gjet nga inspektorët në një supermarket në Lezhë, me një sasi prej afërsisht 800 kg. AKU ka ndërhyrë duke bllokuar sasinë e mbetur në treg dhe duke nisur procedurat për asgjësimin e tij. Edhe për këtë rast, është bërë njoftimi përkatës në sistemin RASFF.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!