Izraeli dhe Turqia janë në përplasje sa i takon ndikimit që do të ketë secila në Siri. Përplasje e cila po shkakton jo pak shqetësim për sigurinë globale. Izraeli më herët sulmuar disa baza në Siri, duke përfshirë këtu edhe disa aeroporte.
Megjithatë mediat e huaja janë shprehur se objektivi i tyre kryesor ishte Turqia. Prandaj frika për një front tjetër lufte mbetet prezente. Dritan Goxhaj i ftuar në “360 gradë” në ABC News tha se përplasja mes dy vendeve ekziston, pasi të dyja kërkojnë të kenë ndikim ushtarak në Siri. Por, shtoi se Turqia dhe Izraeli nuk kanë kapacitete e nevojshme për të nisur një luftë.
“Me ndikimin në Siri, Turqia bëhet lideri i sundimit në vend, duke kaluar hegjemonizmin e Izraeli. Aktualisht të dyja vendet duan të kenë një forcë ndikimi në Siri, ndërkohë Izraeli e ndjen veten pushtuese. Baza ushtarake turke e pushtonin totalisht, me marrjen e bazës do të vendosin bazën ajrore, që janë dy baza ajrore. Megjithatë nuk mendoj se do të ketë një luftë. Të dyja palët nuk kanë kapacitetin ushtarak për tu përplasur në Siri. Siria është thjesht vetëm një arsye, po përplasja është me madhe se sa Siria. Ka pasur një bisedë për të vendosur një vize deskalimimi, por akoma nuk është vendosur”, Dritan Goxhaj./abcnews.al