Situata në veri të Kosovës duket se është më e tensionuar se kurrë më parë. Pas një qetësia ditën e djeshme, sot pritet që qytetarët serbë të dalin sërish në protestë.
Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku nga Zveçani raporton se policia ushtarake e KFOR dhe policia e Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës.
KFOR qëndron në rreshtin e parë, ndërsa policia e Kosovës të ndërtesa e komunës dhe pika kontrolli përreth.
Po ashtu raportohet se prani të shtuar të policisë ka edhe në 3 komunat e tjera, ku pritet të protestohet nga qytetarët serbë.r.t/abcnews.al

