Prej ditës së djeshme autostrada Elbasan-Tiranë vazhdon të jetë e bllokuar.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit forcat e policisë janë vendosur dhe drejtojnë të gjithë automjetet drejt Durrësit.
Zyrtarë të lartë të policisë së Elbasanit ndodhen në këto kryqëzime dhe ushtrojnë kontrolle dhe bllokojnë qytetarët të futen në autostradë.
Lexo edhe: Bllokohet autostrada Elbasan-Tiranë, drejtuesit më të lartë të policisë në aksion
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News dhjetëra qytetarë me mjetet e tyre janë bllokuar në postbllokun e rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan si masë paraprake që qytetarët të mos marrin pjesë në protestën organizuar ditën sotme pas shembjes së teatrit.
Makinat dhe qytetarët janë kthyer mbrapsht, edhe pse kanë pasur autorizime për punë. Po kështu janë bllokuar edhe disa furgona me mallra./abcnews.al