Frikë për Covid-19 te Kukësi, trajneri Gega në karantinë

schedule14:34 - 12 Nëntor, 2020

schedule 14:34 - 12 Nëntor, 2020

Kukësi javët e fundit po përjeton një situatë shumë të vështirë duke regjistruar humbje në dy ndeshjet e para të kampionatit. Sot luan ndaj Besës në Kupë dhe rrezikon të eliminohet, pasi kavajasit kanë gjetur avantazhin në pjesën e parë.

Problemet shtohen akoma. Në ndeshjen e sotme në pankinë nuk është i pranishëm trajneri i skuadrës, Skënder Gega. Arsyeja është COVID-19. Nga klubi verilindor bëhet me dije se trajneri gjatë ditëve të fundit ka qëndruar i izoluar.

Ai ka shfaqur simptoma të lehta të COVID-19: temperaturë dhe kollë. Për arsye sigurie është karantinuar, duke mos u paraqitur në stërvitje prej disa ditësh. Tamponi i ka dalë pozitiv dhe sot në krye të skuadrës është zëvendëstrajneri Rrahman Hallaçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!