Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante, refuzoi të dalë në stërvitje me datë 18 maj, kur skuadrat u rikthyen në seanca individuale stërvitore. Francezi kishte frikë nga një prekje me virusin COVID-19 dhe i kërkoi klubit të qëndrojë në shtëpi.
Dëshira e kampionit të botës u dëgjua dhe Kante nuk doli në stërvitje prej gati një muaji. Gjithsesi, sot është fotografuar së bashku më pjesën tjetër të skuadrës në “Cobham”, ambienti stërvitor i Chelsea.
LEXO EDHE: Ylli i Chelsea i druhet koronavirusit, nuk pranon të stërvitet
Kante është stërvitur me kontakte fizike dhe ishte pjesë e ushtrimeve 5 kundër 5 apo “rondo”. Francezi duket se e ka lënë pas frikën ndaj Koronavirusit dhe parashikohet të jetë gati për sfidën e parë të Chelseat kundër Aston Villës, me datë 21 qershor./abcnews.al
N’Golo Kante has returned to contact training with Chelsea ahead of the Premier League restart next week.
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) June 9, 2020