Frikë nga lufta, Gjermania mirëpret mbi 187 mijë refugjatë nga Ukraina

schedule15:14 - 17 Mars, 2022

schedule 15:14 - 17 Mars, 2022

Sipas ministrisë së Brendshme Gjermane policia e vendit ka konfirmuar se 187.428 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina.

Autoritetet theksojnë se numri real i qytetarëve të ardhur nga Ukraina mund të jetë shumë herë më i lartë nga shifrat zyrtare, për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.

Shumica e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar, tha zëdhënësi.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerësoi të hënën se më shumë 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit./abcnews.al/