Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin India, është shteti i dytë më i populluar në botë, që ka shpallur izolim nga orët e para të së mërkurës, për 21 ditë.
Kryeministri, Narendra Modi në një komunikim për mediat është shprehur se do të ketë ndalim të plotë të daljes nga shtëpitë tuaja.
Ndërkohë deri më tani në Indi janë raportuar për 482 persona të infektuar me koronavirus dhe nëntë persona të vdekur në këtë shtet.
Kryeministri Indian, Narendra Modi u ka thënë indianëve që “të harrojnë” daljen nga shtëpitë e tyre në ditët në vijim.
Teksa i është drejtuar kombit, ai ka thënë se “distancimi shoqëror” është mënyra e vetme për ta luftuar virusin në këtë shtet. /abcnews.al