Frikë nga koronavirusi, Britania shtyn zgjedhjet lokale

schedule17:02 - 13 Mars, 2020

schedule 17:02 - 13 Mars, 2020

Qeveria britanike ka vendosur shtyrjen e zgjedhjeve lokale që do të zhvilloheshin në maj.

Shkak për shtyrjen e zgjehdjeve në Britani është bërë përhapja e koronavirusit në të gjithë botën që tashmë është kthyer në një pandemi.

Masa e Boris Johnson vjen pasi Komisioni Zgjedhor këshilloi shtyrjen e zgjedhjeve të 7 majit deri në vjeshtë për të “zbutur” përhapjen e Covid-19. Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se një  zëdhënëse e qeverisë është shrprehur se po shikohet legjislacioni për të shtyrë zgjedhjet lokale, kryetare, policore dhe komisionerët e krimit deri në maj të vitit të ardhshëm.

Pjesë e këtyre zgjedhjeve ishte zgjedhja për kryetarin e Komunës në Londër të vitit 2020, i cili në detyrë Sadiq Khan shpreson të fitojë për herë të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!