Një numër i madh punonjësish të një fasonerie në zonën e autostradës kanë dalë në protestë prej dy ditësh.
Ata kërkojnë që kompania t’u ofrojë masa mbrojtëse gjatë punës ose nëse nuk mundet, t’i dërgojnë në shtëpi pasi i tremben përhapjes së koronavirusit.
Ata protestuan mbrëmjen e djeshme si edhe mëngjesin e sotëm duke kërkuar një zgjidhje nga administratorët e fasonerisë.
Gazetarja Erblina Mile raporton për abcnews.al së bëhet fjalë për rreth 500 punonjës që sot në mëngjes nuk kanë pranuar të futen në ambientet e punës për shkak të frikës nga koronavirusi.
Ata shprehen se administratori u ka thënë se nëse marrin dy javë pushim, kjo kohë nuk do t’u paguhet.
Gjatë protestës, në vend ka ardhur edhe policia e cila ka kërkuar shpërndarjen për shkak të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit. /abcnews.al