Frikë apo mesazh largimi? Guardiola: Manchester City mund të më shkarkojë

schedule11:37 - 13 Shkurt, 2020

schedule 11:37 - 13 Shkurt, 2020

Manchester City është i përqendruar totalisht te Champions League. Klubi anglez nuk e ka fituar kurrë këtë trofe dhe ky shihet si viti i duhur për t’ia dalë mbanë. Konkurrenca është e madhe dhe e ashpër, duke filluar që nga ndeshjet e raundit të 1/8, aty ku “Cityzens” do të përballen me Real Madrid.

Duelet kundër “Los Blancos” janë gjithmonë si derbe për Pep Guardiolën, i cili e ka të qartë vështirësinë e madhe të dy takimeve kundër djemve të Zidane. Trajneri i Cityt ndalet edhe te mundësia e shkarkimit të tij në një prononcim për Sky Sports.

E di që është shumë e vështirë të fitosh Champions League. Ëndërroj ta fitoj me këtë ekip dhe shpresoj që t’i shijoj dy ndeshjet me Real Madrid, duke shpresuar që do i përgatis sa më mirë për t’i mposhtur. Ama, di edhe diçka tjetër.

Nëse eliminohemi, presidenti ose drejtori sportiv, mund të vijnë dhe të më thonë që jam i shkarkuar. Unë do e pranojë këtë vendim të tyrin“, thekson Pep Guardiola. Ndeshja e parë me Real Madrid zhvillohet me 26 shkurt në “Santiago Bernabeu”, ndërsa sfida e kthimit në ishull me 17 mars. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!