Frika për sulm në Detin e Veriut, “anija spiune” ruse filmohet nga gazetarët danez

schedule14:12 - 21 Prill, 2023

schedule 14:12 - 21 Prill, 2023

Të mërkurën, gazetarët danezë publikuan pamjet e marra në nëntor, të cilat tregonin anijen ruse Admiral Vladimirsky, në brigjet e Sjællands Odde në Detin e Veriut.

Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Admiral Vladimirsky është një anije kërkimore. Videoja tregoi ekuipazhin e xhirimit në një gomone që i afrohej anijes ruse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)


Disa anëtarë të ekuipazhit mund të shiheshin në kuvertën e anijes, ndërsa një burrë i veshur me kapuç dhe që mbante atë që dukej të ishte një pushkë u pa gjithashtu në bordin e anijes ruse nga ekipi i medias daneze.

Pamjet janë pjesë e një hetimi, që heton pretendimet për operacionet e inteligjencës ruse në ujërat e Europës Veriore të bëra nga autoritetet në disa shtete europiane, duke përfshirë shërbimin e inteligjencës ushtarake holandeze MIVD dhe Vincent Van Quickenborne, ministër belg.

DR pretendon se gazetarët e saj morën gjithashtu komunikime radio të përgjuara të marinës ruse, të cilat dyshohet se zbulojnë praninë e “anijeve fantazmë” ruse në ujërat e Europës Veriore që thuhet se fikën sistemet e tyre të identifikimit AIS – një veprim i raportuar gjithashtu nga autoritetet belge.

Sipas një raporti të Shërbimit të Inteligjencës së Përgjithshme të vendit AIVD, detajuan disa opsione të mundshme që Rusia kishte për infrastrukturën energjetike në Detin e Veriut, duke përfshirë sabotimin e mundshëm të centraleve me erë në rajon.

Holanda dëboi disa diplomatë rusë në shkurt mbi akuzat për spiunazh mes tensioneve në rritje për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Norvegjia ndoqi shembullin, duke dëbuar 15 anëtarë të stafit të ambasadës ruse më 13 prill pasi pretenduan se po kryenin aktivitete të inteligjencës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!