OKB bëri thirrje sot për t’i dhënë fund dhunës midis Izraelit dhe lëvizjes shiite libaneze Hezbollah, e cila është përshkallëzuar në gjashtë muajt e fundit që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës, duke nënvizuar frikën e një përshkallëzimi dhe duke bërë thirrje për diplomaci.
Që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, pothuajse çdo ditë ka pasur shkëmbime zjarri midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili thotë se po vepron në mbështetje të organizatës palestineze.
/abcnews.al