Frika nga raketat, SHBA ndërpret fluturimet me Izraelin

schedule21:39 - 12 Maj, 2021

schedule 21:39 - 12 Maj, 2021

SHBA ka anuluar fluturimet për në Tel Aviv për sot dhe nesër për shkak të situatës midis palestinezëve në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite që deri tani ka lënë disa të vdekur.

Të paktën 53 palestinezë dhe 6 izraelitë janë vrarë që nga e hëna, mes të cilëve edhe 14 fëmijë. Më shumë se 1,000 raketa janë lëshuar nga palestinezët, sipas deklaratave të Izraelit, që ka kryer qindra sulme ajrore në Gaza, duke shkatërruar tre blloqe kullash dhe duke vrarë zyrtarë të lartë të Hamasit.

Lexo edhe: OKB: Situatën mund ta pasojë një luftë në shkallë të plotë

Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken dënoi sulmet me raketa të Hamasit por tha se Izraeli kishte një detyrim për të shmangur viktimat mes civilëve./ Abcnews.al