Mariah Carey e shumë këngëtarë të tjerë anuluan koncertet si pasojë e përhapjes së COVID-19.
Shqetësimi për përhapjen e koronavirusit detyroi Mariah Carey të shtyjë koncertin e saj, shkruan USATODAY
Ylli i pop-it, njoftoi të martën në Twitter, se do të caktojë një datë tjetër për koncertin e 10 marsit në Hawai, për shkak të rritjes së të infektuarve nga koronavirusi.
“Jam shumë e trishtuar që duhet t’ju njoftoj se po e shtyj koncertin time në nëntor, por kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit na detyruan të marrim këtë vendim për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.”
Carey vendosi datën e re të koncertit për 28 nëntor, ku do të performojë për herë të parë në Hawai.
Fituesja e çmimit “Grammy” është një nga shumë artistë që mori masa paraprake kundër përhapjes së koronavirusit, i cili u ka marrë jetën 2.945 personave në mbarë botën që nga mbrëmja e së martës.
Këta janë artistët e tjerë që ndaluan turnetë për shkaqe të koronavirusit:
Khalid
Në shkurt, Khalid shtyu koncertet e tij të ardhshme “Free Spirit World Tour” në disa vende të Azisë.
“Prioriteti ynë më i lartë mbetet siguria e fansave të Khalid, ekipit të tij dhe të gjithë atyre që kanë punuar në këto koncerte,” thuhet në një deklaratë të lëshuar më 13 shkurt.
BTS
Pop-grupi korean kishte planifikuar të fillonte “BTS Map of Soul Tour” më 11 prill në Seul, Koreja e Jugut.
“Me keqardhje ju njoftojmë se BTS MAP OF THE TOUR SOUL … është anuluar,” tha agjencia e grupit Big Hit Entertainment në një deklaratë.
Agjencia e menaxhimit tha që shpërthimi COVID-19 në Korenë e Jugut, ku janë raportuar më shumë se 5 186 raste deri më tani, e bëri të pamundur vazhdimin e turneut.
Grupi me shtatë anëtarët kishin planifikuar të performonin më 11-12 prill dhe 18-19 prill në Stadiumin Olimpik të Seulit.
Agjencia tha se duhej të merrte parasysh shëndetin dhe sigurinë e artistëve, ekipit dhe më shumë se 200,000 fansave që pritej të mblidheshin.
Green Day
Grupi i rokut njoftoi në rrjete sociale më 28 shkurt se ata do ti shtynin datat e turneut të tyre në Azi.
“Fatkeqësisht kemi marrë vendimin e vështirë për të shtyrë koncertet tona të ardhshme në Azi për shkak të shqetësimeve shëndetësore + të shqetësimeve nga koronavirusi”, thuhet në një deklaratë të grupit, të postuar në Twitter dhe Instagram.
Green Day kishin planifikuar të performonin në Tajlandë, Korenë e Jugut, Filipine, Hong Kong, Japoni dhe Tajvan, duke filluar nga marsi, si pjesë e “Hella Mega Tour”.
Avril Lavigne
Lavigne kishte planifikuar turneun “Head Above Water World Tour” në Kinë në 23 Prill, por ylli anuloi koncertet duke njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Jam e trishtuar të njoftoj se nuk jemi në gjendje të zhvillojmë turneun për shkak të shpërthimit të koronavirusit,”
“Grupi im, ekipi dhe unë kemi punuar kaq shumë për të sjellë këtë turne në të gjithë botën dhe jemi kaq të trishtuar” . Ju lutem të gjithëve të kujdeseni për veten tuaj./abcnews.al