Frika nga koronavirusi boshatis lokalet në Tiranë, më pak qarkullim në rrugë, shmanget edhe frekuentimi i palestrave

schedule23:54 - 10 Mars, 2020

schedule 23:54 - 10 Mars, 2020

Frika nga mundësia e infektimit me COVID-19 ka  boshatisur lokalet, restorantet dhe palestarat në Tiranë.

Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet në lokalet e bllokut të cilat në një ditë të zakonshme do të ishin të mbipopulluara nuk sheh pothuajse asnjë person. Në të gjitha lokalet vëren se tavolinat janë bosh.

E njëjta situatë është edhe në restorante apo fast-food.Frekuentimi  nga qytetarët është minimal ndërsa në disa të tjera nuk ka asnjë person.

Ndërkohë pavarësisht vendimit të marë nga qeveria për mbylljen e palestrave konstaton se disa ende vijojnë aktivitetin por qytetarët janë shumë të paktë.

Edhe te Pazari i Ri vëren se ka shumë pak qytetarë  që kanë zgjedhur të sfidojnë frikën e të konsumojnë një kafe në bar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!