Frika nga kolera dhe murtaja në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi

schedule11:59 - 14 Shkurt, 2023

schedule 11:59 - 14 Shkurt, 2023

Panagiotis Kollaras, Specialisti Infektiv dhe drejtor i Klinikës së Parë Patologjike të AHEPA, ka folur për infeksionet që kërcënojnë Turqinë pas tërmetit.

Pas fatkeqësive të tilla, historikisht vërehet se shfaqen epidemi, si tuberkulozi, infeksionet respiratore, ndërsa ekspertët i frikësohen kryesisht kolerës dhe murtajës që transmetohen përmes ujit, për shkak të rrjeteve të ndotura të ujësjellësit.

Dhe në vitin 1999, gjatë tërmetit të madh në Greqi, u vu re një shpërthim i hepatitit A.

Sipas ekspertëve, situatën atje mund ta shpëtojë vetëm parandalimi, me përdorimin e tualeteve kimike dhe ujit në mënyrë që zonat e prekura të mos shndërrohen në bomba sanitare.

Vaksina kundër tetanozit dhe hepatitit duhet të dërgohen menjëherë në Turqi.

/abcnews.al