Frika nga hakmarrja, merren në mbrojtje familjarët e Dan Hutrës

schedule13:07 - 5 Mars, 2023

schedule 13:07 - 5 Mars, 2023

TIRANË- Pas vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave nga Dan Hutra, motra e këtij të fundit, kërkon mbrojtje policore. Burime për ABC News thanë se të premten, motra e Dan Hutrës dhe nipi i tij janë paraqitur në Polici për të bërë kallëzim jo për kërcënime konkrete, por të merren në mbrojtja nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme.

Sipas motrës dhe nipit të Hutrës, kjo për faktin se familjarë të Etleva Kurtit, që u vra nga 40-vjeçari Hutra, thanë për mediat se do të hakmerreshin.

Burime nga Policia sqaruan se që prej së premtes në zonën e Saukut, pranë banesës ku jeton motra e Hutrës janë shtuar kontrollet dhe patrullat e Policisë. Po ashtu nipi dhe motra e 40-vjecarit kanë deklaruara në Polici se prej vitesh nuk komunikojmë me Hutrën dhe nuk asnjë marrëdhënie apo kontakt me të./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!