TIRANË– Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Real Story”, tha se dosja “Partizani” është shumë e lehtë, në krahasim me që e presin ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai theksoi s dosja e 21 janarit është gati dhe kjo pjesë ia ka shtuar frikën Sali Berishës.
Ai madje tha se drejtësia pritet të kalojë në “lupë” dhe djalin e tij, Shkëlzen Berishën për shpërthimin në Gërdec dhe vrasjen e Kosta Trebickës.
“Frustrimi i tij nuk është tek kompleksi Partizani këtë e ka lule ai Edhe po të jetë vetëm për këtë, ai do kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por ai ka edhe 23 procese të hapura, që janë nën hetim.
Plaga më e rëndë e tij, që atë e thumbon keq, ka mbaruar si proces edhe ai duhej marrë i pandehur për këtë krim është 21 janari. Ka mbaruar 21 janari, ai është vrasës atje, është urdhërues i vrasjeve, është organizatori i organizatës kriminale që bëri krimin shtetëror të 21 janarit.
Ai frustrimin e ka sepse Fatmir Mediu po e shtyn me punë procedure, por pas tij, e ka radhën Shkëlzen Berisha, që do shkojë dhe ai për vrasje të cilësuar për 25 vetëve dhe pastaj do hetohet për vrasjen e Kosta Trebickës , sepse është urdhëruesi i asaj vrasjeje. Ai ka edhe këtë hall të madh”, tha ai./abcnews.al


