Frika deri në ‘palcë’ nga koronavirusi, mbretëresha e Anglisë dhe Khamenei bëjnë veprimin e papritur

schedule18:18 - 3 Mars, 2020

schedule 18:18 - 3 Mars, 2020

Ekspertët e shëndetësisë prej kohësh tashmë kanë treguar masat që duhet të marrim për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Sipas tyre, një rëndësi shumë të madhe ka higjiena personale dhe sidomos larja e duarve me sapun.

Si duket Mbretëresha e Anglisë po bën gjithçka që të mbrojë veten nga virusi vdekjeprurës. Ajo është parë duke mbajtur veshur një palë doreza të bardha gjatë një ceremonie, për herë të parë në dekada.

Monarkja 93-vjeçare është parë me dorezat vetëm disa orë pasi kryeministri i vendit Boris Johnson njoftoi planin e ri të qeverisë për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID-19.

Gjithsesi, mesa duket mbretëresha Elizabeth nuk është e vetmja figurë e rëndësishme që ka marrë masat e duhura pasi edhe lideri suprem i Iranit është parë të bëjë të njejtën gjë.

Ayatollah Ali Khamenei është fotografuar gjithashtu me doreza në duar gjatë një ceremonie në Tehran të martën.

Më herët ai u kërkoi iranianëve që të mbajnë parasysh rregullat e higjienës që duhen ndjekur për të parandaluar  virusin. Duke marrë parsasysh moshën që kanë si Khamenei ashtu edhe Mbretëresha e Anglisë pak kujdes shtesë nuk bën asnjëherë dëm.

Përqindja e vdekshmërisë për këtë virus qëndron nën 2 për qind për njerëzit që janë nën 40 vjeç. Por, për ata që janë nga mosha 60 deri në 79 vjeç thuhet se rreziku rritet deri në 30 për qind. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!