Një vit nga dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi, shpall nesër vakancën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese.
Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 11:00 për të hapur garën, ndërsa mandati i gjyqtarit të ri që do zgjidhet nga kuvendi do të jetë 9-vjecar.
Pas Holta Zacajt dhe Sonila Bejtjes, vendi i Elsa Toskës, është i fundit si pjesë e skemës së ripërtëritjes së gjykatës kushtetuese.
Nga momenti i hapjes së garës, kandidatët kanë një muaj kohë për të shprehur interes. Me tej ato vlerësohen dhe renditen me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësië.
Me 84 vota, Kuvendi mund të zgjedhe një nga tre emrat me më shumë pikë, në të kundërt, në rast të mungësës së votave, gjyqtar në Kushtetuese shkon ai që është renditur i pari nga Këshilli i Emerimeve në Drejtësi. / abcnews.al /

