Frensi dhe Marseli nga “Magic 4”: Dikur me triko leshi, sot me shishe shampanje në “club”!

schedule18:19 - 5 Gusht, 2020

schedule 18:19 - 5 Gusht, 2020

Sot në “Friendzone” ishin të ftuar dy nga pjesëtarët e grupit “Magic 4”, Marseli dhe Frensi të cilët kanë folur rreth projektit muzikor të tyre të fundit por jo vetëm.

Gjatë intervistës ata kanë treguar se si ka ndryshuar jeta e natës ndër vite.

“Më parë vinin me triko leshi ndërsa tani konkurrojnë me shishe shampanje”,- kanë thënë djemtë duke lënë kështu të kuptohet se sa ka ndryshuar stili i jetës së natës.

Ndërkohë djemtë kanë pohuar se së shpejti do të sjellin dhe materiale të reja muzikore, por nuk dhanë një datë për publikimin e tyre.