Frenoi “gozhdë” dhe dëmtoi pacienten që ishte brenda, e pëson shoferi i ambulancës në Fier

schedule12:42 - 9 Qershor, 2022

schedule 12:42 - 9 Qershor, 2022

Një shofer ambulance është proceduar penalisht për shkak se akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë L. P., 64 vjeç, banues në Fier duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime.

Njoftimi:

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!