Frenohet rritja e çmimeve të banesave/ Ulje me 9 përqind për pjesën e dytë të 2022

schedule14:12 - 24 Maj, 2023

schedule 14:12 - 24 Maj, 2023

Të blesh një apartament veccanërisht në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Cmimet e banesave në zona të ndryshme të kryeqytetit janë rritur me ritme të shpejta, jo vetëm rreth qendrës së Tiranës, por edhe në zona të tjera që po marrin një hov të madh zhvillimi.

Agjentët që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme janë optimistë dhe besimi i tyre në ekonomi shënoi rritje edhe gjatë prillit, duke shënuar një tjetër rekord historik. Ecuria e këtij treguesi u ndikuan kryesisht nga vlerësimet pozitive për porositë aktuale, ndërsa pritshmëritë për ccmimet në të ardhmen rezultuan në rënie.

Gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar ccmimet e apartamenteve u frenuan sipas raportit të Bankës së Shqipërisë. Për herë të parë që nga viti 2015 indeksi Fischer ccmimit të banesave shënoi rënie me 9% këtë periudhë, por sërish mbetet 17% më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Banka qendrore vlerëson se rritja e ccmimeve mund të ketë hyrë në një fazë normalizimi, pas rritjes së fortë me 28.4% në pjesën e parë të vitit të shkuar.

Një luhatje e fortë kjo ccmimi në një periudhë një vjeçare. Më e paqartë panorama për ecurinë e sektorit bëhet edhe në kushtet e mungesës së një regjistri të dhënash me pronat e shitura dhe ato të pashitura në vend. Banka e Shqipërisë më herët ka deklaruar se po punohet për ngritjen e një databaze të tillë me këto statistika që aktualisht mungojnë./abcnews.al