Alfred Beleri, i arrestuar për shit-blerje votash për zgjedhjet e 14 majit është shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjës shëndetësore. Mësohet se Beileri prej të mërkurës është trasportuar me urgjencë nga burgu 313-të drejt spitalit për shkak të problemeve kardiake.
Ai u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit bashkë me Pandeli Kokaveshin, me dyshimin se siguronin vota në këmbim të shumave monatere. Edhe Kokaveshi po mbahet në ambinetet e spitalit për shkak se shfaqi probleme shëndetësore menjëherë pas arrestimit.
Nga ana tjetër Beleri që përfaqësonte në zgjedhjet vendore kualicionin bashkë fitojmë ka ankimuar vendimin e gjykatës së posaçme që edhe ajo njësoj si gjykata e Vlorës e lanë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Sipas prokurorisë, Beileri përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro në këmbim të votës.
Ishte prokuroria e Vlorës që urdhëroi arrestimin e Belerit, ndërsa hetimet nisën më 8 maj, pasi u siguruan të dhëna se disa persona përfshi edhe Belerin shpërdanin para për të siguruar vota.
Pas nisjes së hetimit, një person ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë e Vlorës, duke regjistruar biseda ne audio dhe video përfshire dhe episodin e marrjes se 40 mije lekeve në tualtin e lokalit Gelateria në Himarë./abcnews.al