Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë.
Dritan Goxhaj dhe gazetarja Anduela Llabani treguan në emisionin “360 Gradë” provat dhe dëshmitë që provojën se Fredi Beleri ishte i përfshirë në masakër.
“Në vitin 2010 një gazetar investigativ grek, ai është me origjinë çame boton një libër. Dhe në këtë libër thuhet që ai ka takuar një organizator të Malit dhe ky anëtar të malit i cikli i është prezantuar me ermin Fani. Fani i thotë që kanë kryer dy aksione në Peshkëpi dhe në Longos. Më pas i shpjegon se si janë bërë aksionet. Gjatë intervistës thotë se është ndaluar në vitin 1995, kur na ndaluan thotë në Delvinë ishim me dy makina. Unë ndodhesha thotë në makinën e bardhë kur na ndaloi policia thotë, unë e mora kallashin dhe e mbusha. Pra vërteton që ishte pjesë. Po të vijmë tek dëshmia i vitit 1997 atje kemi dëshminë e policave që e ndaluan dhe kemi dëshminë e vetë këtyre të ndaluarave. Dua të lidh faktin që Fani është Fredi Beleri, në dëshminë që jepet thuhet se kishin ndaluar tre persona. Shoferi ishte grek dhe na tha që mbrapa kam edhe dy persona të tjerë, njëri i ulur në sendilen para dhe një në sendilen mbrapa. Kur pyetet Beleri thotë që unë hipa në makinë se kisha ftohtë dhe isha në sendilja mbrapa”, tregoi Dritan Goxhaj.
Gazetarja Anduela Llabani tregon dëshminë e një prej ushtarëve, i cili provon se Fredi Beleri ishte i përfshirë në atë që konsiderohet masakra e parë në Shqipëri.
“Ka edhe një fakt interesant ë një nga këta ushtarët e ndaluar që sot jeton në Delvinë , kur ka thënë dëshminë në Prokurori që e folura në greqisht kur ata janë vrarë dhe janë kapur në pabesi ka qenë zëri i Fredi Belerit. Është2 dëshmitar i një prej masakrave të para që ka ndodhur në Shqipëri, është thirrur disa herë në Prokurorinë e Posaçme dhe asnjëherë dëshmia e tij nuk ka qenë bazë ose provë. Kjo është një çështje që autorët nuk janë ndëshkuar sepse ka një prapavijë politike”, tha Llabani./abcnews.al