“Fredi Beleri e mbylli kapitullin e aktivizimit politik në Shqipëri”, Minxhozi: Opozita bëri gabim të rëndë. Duhet të reflektojë!

schedule18:30 - 5 Korrik, 2024

schedule 18:30 - 5 Korrik, 2024

Sipas analistit Skënder Minxhozi, Fredi Beleri e ka mbyllur kapitullimin e aktivizimit politik në Shqipëri.

I ftuar në “Special Report” në ABC News, ai foli për zgjedhjen e kryetarit të ri në Himarë, që do të mbahet më datë 4 gusht.

Në lidhje me kandidaturën e ofruar nga opozita, analisti deklaroi se është bërë gabim i rëndë (referuar Belerit).

“Çfarë mësimi ka marrë opozita? Mësimi i parë është ajo që ka ndodhur me Belerin. Me shtetin shqiptar, Beleri e ka mbyllur aktivitetin politik, pasi ligji i dekriminalizmit është e ashpër

Mësimi dyte është që partitë duhet të mendohen mirë që të vendosin kandidatura dinjitoze. Kandidatura e Belerit tregon që opozita ka gabuar rëndë. Fjalët dhe gjasat që të kandidojë djali i Belerit, pa e gjykuar aspak, mendoj se hedhin benzinë në zjarrin e vjetër. Nëse do ndërmerrej do të krijohej një tjetër stinë e nxehtë.

Unë mendoj se Shqipëria duhet të votojë atëherë kur duhet, mendoj se kushtet minimale ekzistojnë që të ketë zgjidhje qoftë edhe në mes të gushtit. Shpresoj që fushata të mos trazojë stinën verore dhe uroj që Himara të gjejë një kryetar bashkie dhe jo një kalavar gjyqesh.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!