Frederik Stamati sjell historinë e 15 flamujve të muzeut kombëtar

schedule17:30 - 5 Korrik, 2019

schedule 17:30 - 5 Korrik, 2019

Historia e 15 flamujve historik, pjesë e koleksionit të muzeut kombëtar vjen e përmbledhur në një libër nga studiuesi dhe restauratori Frederik Stamati.  Studiuesi  trajton fatin e flamujve të dorëzuar në muze nga viti 1922- 1939.

Studiuesi dhe Restauratori i njohur edhe i flamujve historik Frederik Stamati punën e tij disa vjeçare për simbolin kombëtar, flamurin, e ka përmbledhur në një libër. Ne shqyrtim ai ka marr fondin prej 15 flamujsh që ruhen në muzeun kombëtarë dorëzuar për ruajtje që nga viti 1922-1939.

Flamuri më i hershëm i ruajtur në koleksionin e muzeut sipas Stamatit është ai vitit 1878

Në këto flamuj simboli i shqiponjës është i njëjtë vetëm në flamujt e ushtrisë, ndërsa të tjerët  vijnë në forma  nga më të ndryshëm shpjegon Stamati.

Këto artefakte të rralla për shkak të rëndësisë së tyre,  ekspozohen rrallë veç në raste përvjetorësh./ABC News Albania 24/7