Prej 4 muajsh restauratori i njohur Frederik Stamati është ngujuar në laborator, për të restauruar flamurin 1 shekullor të valëvitur në Kongresin e Lushnjës. Stamati për ABC News rrëfen kalvarin e mundimshëm për restaurimin e tij, gjithashtu ai thotë se flamuri do të jetë gati në 100 vjetorin e kongresit për ekspozim.
Ky është flamuri historik i kongresit të Lushnjës, zbuluar në vitin 2011, nga Frederik Stamati dhe Ariola Prifti ishte pikërisht kjo vulë e cila bëri edhe identifikimin e flamurit i cili ndodhej prej vitesh në fonde.
Një prej korridoreve të institutit etnografik, Stamati, ka improvizuar një mini-laborator, ku prej 4 muajsh ka nis punën për restaurimin e flamurit.
Fillimisht janë kryer hulumtimet e nevojshme në laboratorët vendas dhe te huaj thekson specialisti.
Ky është flamuri i 13 që Frederik Stamati ka restauruar, por e konsideron si më të vështirin, për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka pësuar dhe materialit delikat, prej mëndafshi.
Ndryshe nga pëlhura e kuqe e cila ka pësuar dëme të mëdha, shqiponja nuk është dëmtuar, Specialisti ka renditur dhe arsyet.
Restaurimi kalon në disa faza, por pjesa më e vështirë është ajo e organizimit të flamurit sipas Stamatit.
I bindur është se në 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës Flamuri do jetë gati për ekspozim.
Por flamujt e historik sipas specialistit duhet të ekspozohen në raste të rralla dhe në kushte optimale.
Konmgresi i Lushnjës ku u valëvit ky flamur i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta./abcnews.al