Gjigandët francezë të PSG duket se e kanë nisur me shumë vrull këtë merkato vere, teksa pasi arriti akordin me anësorin e Real Madrid, Marco Asensio, i cili ishte ditën e sotme për të kryer vizitat mjekësore në Paris, bordi i francezëve po përgatitet të mbyllë një tjetër transfertë.
Bëhet fjalë, për mesfushorin defensiv të Sporting Lisbon, Manuel Ugarte, me uruguajanin dhe agjentin e tij Jorge Mendes, të cilët aktualisht janë në kryeqytetin francez për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, përpara firmosjes së kontratës.
Klubi ka bërë gati kontratat si për spanjollin Asensio, por dhe për Ugarte, ku për ish-lojtarin e Real Madrid ka menduar për një marrëveshje deri në vitin 2027, ndërsa për “shkatërruesin” e Sporting një marrëveshje deri në vitin 2028. /i.m /abcnews.al