Rreth 2,500 demonstrues u mblodhën sërish të premten në Place de la Concorde, Paris, për të protestuar kundër miratimit të ligjit të reformës së pensioneve. Ditët e kaluara kishte pasur shumë aksione nga nxënës dhe studentë.
“Është e rëndësishme të jesh këtu, kam frikë se lëvizja do të zbehet,” tha studenti 22-vjeçar për AFP.
Herët në mbrëmjen e së premtes, rreth 200 të rinj u mblodhën jashtë komisariatit të policisë në Arrondissementin 1 të Parisit, ku ndodhen 2 studentë të cilët u arrestuan në mëngjes.
Në të gjithë Francën, rreth 15 universitete janë bllokuar, sipas sindikatës studentore L’Alternative, e cila është në krye të protestave. Në Paris pati dy tubime të vogla dhe studentët u përpoqën të organizonin një demonstratë spontane në mbështetje të punonjësve sanitare pariziane në grevë. Me ndërhyrjen e policisë, të grumbulluarit janë shpërndarë.
Disa shkolla të mesme në Paris kanë marrë pjesë gjithashtu në demostratat.