Francë, oficeri Beltrame dekorohet “Legjion i Nderit”

schedule13:00 - 28 Mars, 2018

schedule 13:00 - 28 Mars, 2018

Franca ka nderuar me një ceremoni shtetërore, heroin që i dha fund sulmit terrorist, duke u shkëmbyer me një peng, në një supermarket në jug të vendit. Oficerit Arno Beltram, i është dhënë dekorata “Legjion i Nderit”.

Oficeri i policisë franceze, i cili u vra pasi shkëmbeu vendet me një peng në sulmin terrorist të së premtes në një supermarket në Trebe, është nderuar me një ceremoni në Paris. Koloneli Arnaud Beltrame, 44 vjeç, ishte një nga 4 viktimat e ngjarjes tragjike më të shtëna armësh. Ai është dekoruar me nderimin më të lartë të Francës, medaljen e “Legjionit të Nderit”.

Presidenti Emmanuel Macron tha se ai “ra si një hero” pasi tregoi një guxim të jashtëzakonshëm. Gjithashtu kreu I shtetit mbajti një fjalim përpara miqëve, fmailjarëve dhe kolegëve të oficerit ku përmendi vlerat e larta të tij, “i cili dha jetën në këmbim të mbrojtjes së qytetarëve të pafajshëm”.

Më herët një minutë heshtje u mbajt në oborrin e Ministrisë së Brendshme të Francës në Paris. Koloneli Beltrame ishte një anëtarë shumë i vlerësuar i Xhandarmësirë Kombëtare dhe është përshkruar nga Macron si dikush që “luftoi deri në fund dhe që nuk u dorëzuar kurrë, ndaj meriton admirimin dhe respektin e të gjithë kombit”.

Ndërkohë, veprimet e oficerit ndihmuan në dhënien fund të sulmit terrorist në supermarket, që u krye nga 25-vjeçari Redouane Lakdim. Ai ishte një listën e ekstremistëve dhe ishte I njohur për autoritetet si një kriminel shumë I rrezikshëm, por inteligjenca e konsideronte atë si një person që nuk përbente kërcënim. Ladim u qëllua për vdekje nga policia franceze. 16 persona u plagosën gjatë sulmit terrorist, i cili është më i ashpri nën presidencën Macron. Një nga kërkeat e tij ishte lirimi i Salah Abdeslam, i dyshuari më i rëndësishëm i mbijetuar në sulmet e 13 nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 persona. E fejuara e Lakdim është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “bashkëpunim me terroristët në përgatitjen e sulmeve”. Ndërsa një 17-vjeçar, mik i autorit të sulmit, u la i lirë pas marrjes në pyetje. /abcnews.al