Francë, dyshohet për sjellje të papërshatshme, pezullohet koordinatori i Lojërave Olimpike

schedule22:05 - 28 Mars, 2023

schedule 22:05 - 28 Mars, 2023

Koordinatori për Lojërat Olimpike 2024, Jean Couri, është pezulluar nga detyrat e tij pas një raportimi për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një gruaje gjatë një udhëtimi në Londër, njoftoi ministria franceze.

Një hetim administrativ tashmë është nisur për këtë çështje dhe duhet të japë përfundimet e tij “brenda një muaji”, tha ministria.

Ndërkohë, siç u theksua, Kouri “u pezullua për masë paraprake dhe zëvendësi i tij ka marrë detyrën”. /abcnews.al