Franca po kalon orë dramatike për shkak të koronavirusit ndërkohë që vendi ka hyrë në një regjim izolimi për një muaj.
Vendi që ka marrë një “goditje” të fortë nga koronavirusi njoftoi për 47.637 raste të reja në 24 orët e fundit, krahasuar me 36.437 një ditë më parë, dhe një rekord me 52.010 të Dielën.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve arriti më shumë se 1.28 milion persona.
Numri i viktimave në 24 orët e fundit u raportua në 235 raste ndërsa totali i viktimave shkoi në 36.020 persona.
Aktualisht, 21.183 persona janë duke u trajtuar me Covid-19, ndërkohë që numri i pacientëve në terapi intensive ka shkuar në 3.156 persona.
izolimi do të hyjë në fuqi nga e Premtja deri të paktën më 1 Dhjetor.
Masat do të vlerësohen çdo 15 ditë në mënyrë që të përcaktohet nëse shërbimet specifike mund të zbuten dhe hapen, në funksion të periudhës së Krishtlindjes.
Qëllimi, tha Macron, është të zvogëlojmë rastet nga 40.000 në 5.000 në ditë.
n.d./abcnews.al


