Franca vendos sanksione ndaj kolonëve izraelitë, i ndalon hyrjen në vend

schedule15:18 - 13 Shkurt, 2024

schedule 15:18 - 13 Shkurt, 2024

Autoritetet franceze njoftuan sot se kanë vendosur sanksione kundër 28 kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke i akuzuar ata për sulme kundër palestinezëve.

Ata do të ndalohen të hyjnë në Francë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme franceze.

“Këto masa vijnë pasi dhuna e ushtruar nga kolonët kundër popullsisë palestineze është intensifikuar gjatë muajve të fundit.

Franca rikonfirmon qëndrimin e saj për të dënuan dhunën e papranueshme, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!