“Franca të shesë Mona Lizën për të përballuar krizën e koronavirusit”, apel biznesmeni francez

schedule15:50 - 19 Maj, 2020

schedule 15:50 - 19 Maj, 2020

Edhe vendet më të fuqishme europiane kanë probleme të mëdha me krizën që ka shkaktuar koronavirusi.

Por një propozim i debatuar vjen nga biznesmeni i ‘Fabernovel’ , Stephane Distinguin që propozon shitjen e pikturën e Mona Lizës.

Mona Liza apo Xhokonda është një nga piktura më të rralla dhe vepër historike e realizuar nga Leonardo da Vinçi gjatë shekullit të 16-të të Rilindjes italiane, por Stephan  Distinguin(themelues dhe CEO i kompanisë ndërkombëtare të teknologjisë Fabernovel)  thotë se Franca duhet ta shesë për 50 miliardë euro.

Mona Liza është një nga arsyet se pse muzeu i Louvre  në Paris është aq shumë i famshëm dhe i vizituar. A do të heqë dorë Franca nga Mona Liza prej koronavirusit?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!