Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

schedule22:42 - 15 Prill, 2026

schedule 22:42 - 15 Prill, 2026

Sërish nuk kanë të ndalur pezullimet e reperit amerikan Kanye West, i cili bëri me dije se po shtynte koncertin e tij në Marsejë, qyteti i dytë më i madh i Francës, deri në njoftimin e mëtejshëm.

Reperi 48-vjeçar, i njohur tani si Ye, shkroi në X se ai kishte marrë vendimin “pas shumë mendimeve dhe konsideratave”. Kanye West kishte planifikuar të performonte më 11 qershor në Orange Vélodrome në Marsejë.

Mediat bënë me dije se Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, kishte kërkuar pezullimin e shfaqjes së reperit. Gjithashtu, kryetari i bashkisë së Marsejës, Benoît Payan, tha se West nuk ishte i mirëpritur.



Në fillim të këtij muaji, shteti i radhës që refuzoi koncertin e 48-vjeçarit ishte Britania, për shkak të komenteve të tij antisemitike. Reperi ka interpretuar vetëm në SHBA dhe Mexico City këtë vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!