Nuk do të habiteni kur të dini se Ligue 1 ka numrin më të vogël të shikuesve në mesin e 5 ligave më të mira. Arsyeja është e thjeshtë dhe ju e dini shumë mirë.
Sidoqoftë, këtë javë Ligue 1 shkëlqeu me disa lajme të mëdha, për fat të keq, jo të lidhura me futbollin.
Të hënën, Nice zbuloi se një film për të rritur ishte filmuar në stadiumin e tyre më 29 janar, një vajzë joshi një djalë në tualet duke e filmuar dhe postuar në internet.
Shefi i Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Gre është aktualisht nën hetim për ngacmin seksual dhe dërgimin e mesazheve të pista.
Le Gret ftoi dy vartëse femra në darkë për të kaluar mbrëmjen së bashku.
PSG humbi 1-0 nga Bayern Munich në ndeshjen e parë të Champions. Për shembull, teksa duartrokiste tifozët, Sergio Ramos shtyu një gazetar.
Dhe Kylian Mbappe mori drejtimin e skuadrës dhe u tha shokëve të tij të skuadrës se gjatë dy javëve të ardhshme ata duhet “të hanë mirë dhe të flenë mirë”.
Por opinioni i Mbappes nuk është autoritar për të gjithë. Neymar nuk e dëgjoi shokun tij dhe udhëtoi me miqtë në McDonald’s, pa u turpëruar t’i buzëqeshte kamerës atje. Edhe pse ka shumë mundësi që braziliani të ketë porositur vetëm ujë. /G.D abcnews.al/