Franca sajoi lajmin për Maneskin? Barbara Pravi tregon ekskluzive për ‘Abc e pasdites’ nëse është e mërzitur që nuk fitoi

schedule18:34 - 27 Maj, 2021

schedule 18:34 - 27 Maj, 2021

 Përfaqësuesja e Francës në Eurovizion, Barbara Pravi këtë të enjtë ishte ekskluzivisht në një intervistë për ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku rrëfeu gjithë emocionet që përjetoi në skenën e madhe të Eurovizion. Dinamikë ngjarjesh të ndodhura në një kohë të shkurtër, pjesëmarrja në garë, lajmet mbi Maneskin dhe renditja e Francës në vendin e dytë. Barbara i komentoi shumë sinqerisht gjatë intervistës së parë për ekranet shqiptare.

“Unë e shijova çastin. Kur isha në skenë thosha o Zot. Dhe në fund e dini çfarë… qesha sepse ishte një publik shumë shumë i gjerë përreth meje dhe unë i dëgjoja të gjithë zërat që po këndonin “Voila”. Dhe unë thoja o Zot faleminderit”.

Në fakt Barbara pohoi se e kishte marrë cmimin e saj dhe nuk kishte aspak si qëllim marrjen e një kupe. ‘A u merzite që nuk fitove?, e pyeti Ermali.

“Jam shumë e lumtur që dola e dyta. Kam shumë njerëz që e kanë dëgjuar dhe dinë këngën time, kjo është një fitore për mua. Nuk kam nevojë për një trofe apo mikrofonin prej kristali”.

Ermali ndalet edhe tek incidenti që ndodhi pas shpalljes së fituesit të Eurovizion, lajmin që qarkulloi në media i cili citonte se Maneskin ishin përdorues lëndësh narkotike. Ai e pyet nëse ishte një incident i stisur nga Franca sepse nuk e pranonte fitoren.

“Nuk e di, nuk e di kush e krijoi atë lajm. Nuk më intereson se unë nuk e kam përdorur asnjëherë vetë dhe nuk e di çfarë është ta marrësh atë. Mendoj që Maneskin ishin kaq artistë të mrekullueshëm në performancën e tyre, dhe e merituan vërtetë çmimin e parë që fituan. Publiku i votoi ato dhe mua më vendosën si të dytën. Nuk është puna ime të merrem me këtë, unë thjesht merrem me krijimin e muzikës, sikur edhe ato merren me krijimin e muzikës. Dhe ato u zgjodhën nga njerëzit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!