Franca ka regjistruar numrin më të ulët ditor të vdekjeve si shkak i koronavirusit për herë të parë në më shumë se një muaj. Brenda 24 orëve, si pasojë e koronavirusit në vend ndërruan jetë 80 persona të tjerë. Ndërsa bilanci total i viktimave rritet në 26,310.
Gjithashtu Franca ka raportuar një një rënie të numrit të pacientëve të pranuar në kujdesin intensiv. Ndërsa, për 24 orë u konfirmuan 579 raste të reja me Covid-19 ndërsa numri total i të infektuarve rritet në 176,658.
Franca do të nisë të heqë disa nga kufizimet e vendosura për të menaxhuar krizën e koronavirusit duke nisur nga e hëna. Disa shkolla do të rihapen ndërsa njerëzit do të lejohen që të udhëtojnë deri në 100 km nga shtëpitë e tyre pa marrë leje.
Vendi ka pasur numrin e pestë më të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në botë: më shumë se 26,000.
Franca është vendi i pestë me numrin më të lartë të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, në vendin e parë janë SHBA-të ku numërohen 79,627 të vdekur. /abcnews.al/