Franca ka raportuar 3,292 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, numri më i ulët i rasteve të konfirmuara që nga 28 Dhjetori.
Në një intervistë me Le Parisien, kryeministri francez Jean Castex tha, “Më në fund po dalim nga kjo krizë shëndetësore. Sigurisht, kjo do të ndodhë në mënyrë progresive, me më shumë kujdes dhe me monitorim të vazhdueshëm.Por tendenca është e qartë, ne jemi duke arritur qëllimin tonë dhe ky është një lajm i mirë. ”
I pyetur nëse Franca ishte e përgatitur për të përballuar një valë të katërt, Castex tha se “asgjë nuk duhet të përjashtohet dhe vendi duhej të qëndrojë vigjilent, veçanërisht përmes kontrollit të përhapjes së varianteve, veçanërisht në kufij”.
Ai tha gjithashtu se këto kontrolle ishin nga “më të rreptat” në Europë.Franca ka regjistruar mbi 5.7 milion raste që nga fillimi i pandemisë, vendi i katërt me numrin më të lartë të të infektuarve pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./abcnews.al