Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Franca në luftë me vetveten

schedule10:10 - 28 Tetor, 2020

schedule 10:10 - 28 Tetor, 2020

Nga Tina Magazzini, Open Democracy

Një meme virale ka qarkulluar gjatë muajve të fundit të bllokimeve, kufizimeve të udhëtimit dhe pasigurisë së përgjithshme për shkak të Covid-19. Aty thuhet “A mund të biem të gjithë dakord se në vitin 2015 askush nuk iu përgjigj saktë pyetjes ‘Ku e shihni veten pas 5 vjetësh?”.

Më 16 tetor 2020, një mësues historie në një shkollë të mesme në Francë u vra nga një i ri i radikalizuar, që më pas u qëllua dhe u vra nga policia. Mijëra njerëz mbushën rrugët dhe sheshet në nderim të Samuel Pati, mësuesit që iu pre koka, pasi u tregoi nxënësve të tij një karikaturë të revistës “Charlie Hebdo” që përshkruante profetin mysliman, gjatë një ore për lirinë e shprehjes.

Pesë vjet më parë, mijëra njerëz bënë homazhe për 12 viktimat e sulmit të 7 janarit 2015 në zyrat e redaksisë “Charlie Hebdo”.Parullat “Je suis enseignant” dhe “Je suis prof” (Unë jam mësues) zëvendësuan parrullën “Je suis Charlie”, por ndjesia është shumë e ngjashme.

Reagimi i menjëhershëm i presidentit aktual të vendit, është praktikisht i krahasueshëm me atë të paraardhësit të tij në 2015, pavarësisht se janë 2 presidentë të ndryshëm në natyrë dhe nga parti të ndryshme. Që të dy dënuan vrasjet.

Fransua Holond deklaroi:“Sot ajo që është sulmuar është Republika jonë në tërësi. Republika është e barabartë me lirinë e shprehjes. Ajo është e barabartë me kulturën, me pluralizmin dhe demokracinë. Kjo është ajo që synonin vrasësit”.

Ndërkohë Emanuel Makron theksoi:“Ky terrorist donte të vriste Republikën, vlerat e saj, Iluminizmin, mundësinë për t’i shndërruar fëmijët tanë në qytetarë të lirë. Kjo luftë është lufta jonë, dhe është një luftë ekzistenciale”.

Dhe duket se ka një konsensus, se të rinjtë që i kryen këto krime, synonin të vrisnin jo vetëm individë të caktuar, por të sulmonin vlerat thelbësore të Republikës, pra laicitetin dhe lirinë e mendimit.

Kjo mund të jetë korrekte, por ngre pikëpyetjen nëse inkuadrimi i çështjes si kundërvënie mes mbrojtësve të Republikës kundër “horrave anti-Republikë”, na ndihmon që ta kapërcejmë këtë situatë. Kush i përket “Republikës si një e tërë”?

Sipas një sondazhi të kryer nga revista “Charlie Hebdo” në gushtin e këtij viti, 74 për qind e të rinjve myslimanë (15-24 vjeç), pretendojnë se kanë si prioritet besimin e tyre fetar mbi “vlerat e Republikës” në jetën e tyre të përditshme.

Ndërsa revista duket se synon të nënkuptojë se rëndësia që ka feja për disa njerëz,është një “paradhomë”e dhunës terroriste, i njëjti studim tregon se shumica dërrmuese e myslimanëve francezë i dënojnë sulmet mbi“Charlie Hebdo”. Dhe lidhja midis të gjithë popullatës myslimane dhe sulmeve të dhunshme është në këtë rast e gabuar, dhe në rastin më të keq destabilizuese dhe e rrezikshme .

Kjo narrativë që e vë në një kornizë ekstremizmin e dhunshëm, si një kërcënim ndaj vlerave republikane, është brendësuar nga qeveritë e njëpasnjëshme franceze. Në vitin 2015, Ministrja e atëhershme e Arsimit Naxhat Valo-Belkasem, bashkë me Komisionin për Barazi dhe Qytetari, prezantuan 11 masa të etiketuara si “mobilizimi i madh shkollor ndaj vlera vetë Republikës”, me qëllimin e deklaruar të promovimit të vlerave republikane dhe edukimit të qytetarisë në shkolla.

Një pjesëmarrës në këtë program,i intervistuar për një studim mbi radikalizmin në Francë tha:”Mobilizimi i madh ishte në fakt jo aq i madh. Njëherë na u tha që problemi vinte nga minoritetet, veçanërisht të rinjtë myslimanë, dhe se gjithçka që nevojitet është një komunikim publik më i mirë,që ata të përqafojnë laicitetin dhe vlera republikane si barazia,ata e dinë shumë mirë se një barazi të tillë shteti francez nuk ta ofron”.

Dhe kjo nuk synon të minimizojë apo justifikojë vrasjet e tmerrshme që kanë ndodhur. Por ngre problemin që nëse vazhdojmë të vendosim “të qenit francez” në qendër të gravitetit të debatit publik mbi dhunën e frymëzuar nga feja, dhe i cilësojmë të rinjtë dhe të rejat si një “kërcënim të jashtëm për Republikën, për shkak të besimit të tyre”, mbetemi në një ngërç .

Problemet që ka sot Franca, nuk mund të trajtohen vetëm përmes një qasjeje të sigurisë. Dihet se pabarazia dhe përjashtimi, ofrojnë një kontekst për zhvillimin e formave të caktuara të ekstremizmit fetar. Në Francë, kjo është e lidhur gjithashtu me mospërputhjen midis diskursit zyrtar të shtetit për vetveten –narrativës se Franca është në thelb një vend jo-racist, për shkak të parimit të barazisë republikane – dhe realitetit me të cilin jetojnë shumë njerëz. Në këtë kuptim, fokusimi tek “separatizmi islamik”, ofron një zgjidhje simbolike për një problem që nuk është kryesisht simbolik.

Sikurse u shprehmë pas fqinji i Muhamed Merah, një i ri francez me origjinë algjeriane, që kreu një sulm terrorist në mars 2012 në Tuluzë:“Askush nuk mund ta justifikojë atë që bëri, por ai është një produkt i shoqërisë franceze, i ndjenjës se nuk kishte asnjë shpresë dhe asgjë për të humbur. Nuk ishte Al-Kaeda ajo që e krijoi terroristin Muhamed Merah, por vetë Franca”.

Në Francë ekzistojnë disa nisma premtuese për parandalimin dhe luftën ndaj radikalizimit të dhunshëm. Por ato kërkojnë një lloj angazhimi që shkon përtej retorikës së heronjve nga njëra anë dhe armiqve të dehumanizuar nga ana tjetër.

Studimet kanë zbuluar se një qasje tradicionale sektare, që i sheh pakicat fetare si “kulte”kërcënuese, dhe që duhen trajtuar si një çështje sigurie në vetvete, ka dështuar. AMAL është një program pilot i realizuar për herë të parë në 2 burgje të Parisit, dhe i miratuar së fundmi si mjeti bazë për rehabilitimin e individëve shumë të radikalizuar.

Ky program duket se ofron rezultate premtuese. Programi angazhon një gamë të gjerë profesionistësh –punonjës socialë, psikologë, ekspertë të teologjisë dhe gjeopolitikës – të cilët janë trajnuar të merren me kompleksitetin e dukurisë së radikalizimit.

Ata zbatojnë projekte gjithëpërshirëse për t’i ndihmuar njerëzit të kapërcejnë përdorimin e  dhunën si një mjet. Kjo qasje kërkon një punë të madhe paraprake për të bindur ata që u bashkohen grupeve ekstremiste.

Ndër pjesëmarrësit janë edhe të kthyerit nga ISIS tashmë të dënuar me burg, me synim parandalimin e përsëritjes së xhihadizmit. Por pjesëmarrja është në thelb vullnetare. Ajo përfshin punën individuale dhe atë në grup, ndihmën psikologjike, si dhe menaxhimin e zemërimit dhe zhgënjimit.

Me burgjet që përziejnë të dënuarit jo-ideologjikë, me individë dhe të rinj tashmë të radikalizuar, duket se shumë dalin nga sistemi i paraburgimit më të radikalizuar se sa ishin kur kishin hyrë në të. Kjo është arsyeja pse programe të tilla si AMAL janë kaq të rëndësishme.

Ata përdorin një qasje praktike, dhe e pranojnë se ndarjet dhe mllefet e mëdha ndaj identitetin e Francës janë të brendshme për Republikën,dhe nuk mund të përdoren për të “armiqësuar” një segment të tërë të popullsisë së saj. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!