Franca kundër Macron, mijëra protestojnë pas emërimit kryeministër të Michel Barnier

schedule08:29 - 8 Shtator, 2024

schedule 08:29 - 8 Shtator, 2024

Franca nuk gjen paqe. Rreth dy muaj pas zgjedhjeve, vendi ka hyrë në amulli pas emërimit të Michel Barnier si kryeministër.

Përzgjedhja e “babait” francez të Brexit nga Emannuel Macron shkaktoi shqetësimin intensiv të së majtës, të cilët e akuzojnë Presidentin për “grusht shteti” dhe e cilësojnë si “puçist”.

Emërimi i Barnier ka nxitur edhe protesta, teksa mijëra dolën pasditen e së shtunës në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze duke iu përgjigjur thirrjes së liderit të “Francës së Pabindur”, Jean-Luc Mélenchon për tubime masive.

Gati 150 demonstrata janë mbajtur në të gjithë Francën dhe shumë prej protestuesve janë shprehur se ndihen sikur ua u kanë grabitur votën.

“Ne vërtet ndihemi sikur nuk po dëgjohemi si votues”, tha Cindy Rodineau, një fotografe 40-vjeçare dhe partneri i saj Auben Gourot, një fermer 42-vjeçar, në Nante.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!