Franca i refuzoi azilin/ Behar Bajri pritet të ekstradohet këtë të mërkurë në Tiranë

schedule15:44 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:44 - 15 Nëntor, 2023

Behar Bajri i arrestuar në Francë, do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Gazetari Ervin Leka tha për “ABC”, se pritet që Bajri të ekstradohet këtë të mërkurë.

Kujtojmë se Behar Bajri kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë, kërkesë e cila i ishte refuzuar.

Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”. Hetimet nisën në 2019-ën pasi autoritetet belge dhe holandeze siguruan komunikime në rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”. Nga hetimet rezultoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar, ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Në dosje u zbulua gjithashtu se si Bajri kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Martinajn.

Referuar dosjes hetimore, Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt, dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua pasi shënjestra kuptoi planin. Bajri akuzohet edhe për sigurim të kushteve për të vrarë, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Si pjesë e dosjes “Metamorfoza” u arrestuan edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe kreu i Forcave Operacionale, Oltion Bitri. Ndërsa u zbardhën vrasje e tentativa vrasjesh në Shkodër e Tiranë

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!