Franca hap hetimet për krime lufte në Ukrainë

schedule14:11 - 5 Prill, 2022

schedule 14:11 - 5 Prill, 2022

Franca ka hapur hetimet mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, kundër shtetasve francezë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Reuters.

Në një deklaratë, prokurori francez tha se po hetonte krimet e mundshme të kryera në qytetet ukrainase të Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv midis 24 shkurtit dhe 16 marsit. Ndërsa Perëndimi po përgatit paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, kryebashkiaku i Kievit tha se duhet të marrë fund sa më parë kjo luftë e përgjakshme.

Situata midis vendeve është përshkallëzuar edhe më shumë pas masakrës në Bucha. Rusia nga ana tjetër ka mohuar se ka shënjestruar civilët dhe tha se vrasja e tyre ishte organizuar nga Perëndimi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!