Franca bën thirrje për vetëpërmbajtje: Veprimet e fundit nga ana e Prishtinës të njëanshme

schedule14:48 - 9 Gusht, 2024

schedule 14:48 - 9 Gusht, 2024

Franca ka dënuar veprimet e Prishtinës duke i konsideruar ato të njëanshme për ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Në reagimin zyrtar, Ministria e Jashtme Franceze i bën thirrje Prishtinës që të përmbahet. Më tej nënvizohet se këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“ Franca dënon ashpër veprimet e njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb. Këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve.

Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve. Ai inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përparojnë në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e Ministrisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!