Franca bën të detyrueshëm testin Covid për qytetarët jashtë BE-së

schedule15:28 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 15:28 - 1 Dhjetor, 2021

Udhëtarët që mbërrijnë në Francë nga vendet jashtë Bashkimit Europian duhet të kenë një test negativ për Covid-19,  pavarësisht nëse janë vaksinuar ose jo, sipas një zëdhënësi të qeverisë franceze, Gabriel Atal.

Ky vendim  është pjesë e një sërë masash që synojnë të parandalojnë përhapjen e Covid, veçanërisht pas shpërthimit të Omicron. Duke folur me gazetarët pas një takimi të qeverisë, Atal tha se vendimet për udhëtimet brenda BE-së do të koordinohen nga krerët europianë gjatë kësaj jave.

Franca ka regjistruar 7,675,504 raste dhe 119,131 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al