Franca: Autoritetet izraelite janë përgjegjës për situatën në Gaza

schedule14:24 - 2 Mars, 2024

schedule 14:24 - 2 Mars, 2024

Ministri i Jashtëm francez Stephane Cezournet kritikoi autoritetet izraelite, të cilat ai i konsideron përgjegjëse për ndalimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe përgjegjëse për situata “të pajustifikueshme”, sipas një interviste.

Ai theksoi gjithashtu se situate katastrofike humanitare në Gaza krijon situata të pajustifikueshme, për të cilat izraelitët janë përgjegjës.

Franca ka rritur përpjekjet e saj për të bindur autoritetet izraelite që të rrisin numrin e pikave të kalimit të ndihmave humanitare dhe numrin e kamionëve që hyjnë në Gaza, por nuk ia ka dalë.

Komentet e Cezournet vijnë pasi 115 palestinezë, sipas Hamasit, u vranë të enjten në Rripin verior të Gazës kur ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një turme të uritur që ishte mbledhur për të marrë ndihma ushqimore.

Ai gjithshtu bëri thirrje për një hetim të pavarur.

I pyetur se si Franca dhe vendet e tjera mund të ndikojnë në konflikt, ministri tha se “secili ka levat e tij” për të ushtruar presion, duke përmendur si shembuj normalizimin e marrëdhënieve Izrael-Arabi Saudi apo mbështetjen ushtarake të SHBA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!