Franca analizon Shqipërinë: Kush është pika e dobët e kuqezinjve

schedule17:10 - 6 Shtator, 2019

schedule 17:10 - 6 Shtator, 2019

Ndihmës trajneri i kombëtares franceze, Gi Stefo analizon Shqipërinë në prag të duelit të së shtunës. Numri dy i skuadrës së Francës zbulon se kuqezinjtë vuajnë shumë në mbajtjen e ritmit dhe nga kjo duhet të përfitojnë lojtarët e tij.

Franca pret të shtunën në mbrëmje Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për grupin H. Kampionët e botës janë favoritë absolut, por i druhen jo pak kuqezinjve.

Ndihmës trajneri i kombëtares franceze, Gi Stefo jep përshtypjet e tij për Shqipërinë gjatë një interviste për Federatën Franceze të Futbollit. Ai kërkon një lojë të shpejtë dhe me ritëm pasi kjo është dobësia e kuqezinjve.

“Shqipëria është një ekip që ka evoluar shumë gjatë viteve të fundit.  Ka një trajner  italian, i cili ka ndryshuar organizimin e lojës. Ekipi tani luan me skemën 3-5-2 me lojtarët që qëndrojnë më ngjitur me njëri-tjetrin dhe minimizojnë hapësirat për kundërshtarët. Trajneri i tyre Edy Reja ka drejtuar shumë klube në Itali, dhe Shqipëria është përvoja e tij e parë si trajner i ekipit kombëtar. Mendoj se Shqipëria nuk mund të mbajë ritmin tonë gjatë gjithë lojës. Duhet ta shfrytëzojmë këtë dobësi të tyre për të fituar. Na nevojitet një lojë e shpejtë dhe të tregohemi të saktë në pasimin final”, tha ai.

Franca është favorite në letër, por Shqipëria beson në një rezultat pozitiv nisur edhe nga mungesat tek kampionët e botës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!